Thirje për këshillim të karrieres, falas për 50 pjesëmarrës

Fondacioni PSM, në kuadër të projektit "Integrimi i pakicave etnike në tregun e punës duke fuqizuar potencialin e tyre për punësim" publikisht bën thirrje për paraqitje në seancat e këshillimit të karrierës, këto séance do të jenë falas, numri i pjesëmarrësve është 50.
Çfarë është këshillimi i karrierës?          
Këshillimi professional i kareierës ju ndihmon të rinjëve të ballafaqohen me sfiden më të madhe në jetë – hapin e parë në rrugën e karrierës.
Pas këshillimit të kareierës, jo vetem që do ta keni të qartë se cilat janë potencialet tuaja dhe cila është rruga që duhet ta ndiqni por gjithashtu do të krijoni shenja orientimi gjatë atij rrugëtimi. Pastaj do të keni mundësi sistematikisht të përballemi me të gjitha sfidat gjatë krijimit të karrierës:
  • Më mire do të njihni vetveten, interesat tuaja të vërteta dhe vlerat të cilat i keni krijuar me vite:
  • Të bëni zgjedhje të duhur dhe të merni vendime të vërteta:
  • Të ndëgjoni vetveten. Të merni të ardhmen në duart tuaja:
Këshillimin e karrierës do ta realizojnë ligjerues profesional me eksperiencë shumë vjeçare.
Si të paraqiteni?
 
Plotësojeni formën e aplikacionit në këtë link. Për aplikim në gjuhën shqipe klikoni në këtë link. Më tutje ekipi i Fondacijonit PSM, gjatë muajit mars do ti kontaktojnë kandidatët që janë zgjedhur për ti realizuar këto këshillime.
 
Kush mund të paraqitet?
Të gjithë personat e rinjë nga mosha 15 deri më 28 vjeç.
Vërejtje:
Ata të cilët do të jenë pjesë e këshillimeve të karrierës do të të kenë përparsi për pjesëmarrje në trajnimet  falas për punësim dhe vet – punësim të cilat do të realizohen si pjesë e këtij projekti. 

Kategoritë

Fjalët më të përdorura