Trajnimet falas për themelim të biznesit

Fondacioni PSM, në kuadër të projektit "Integrimi i pakicave etnike në tregun e punës duke fuqizuar potencialin e tyre për punësim" publikisht bën thirrje për paraqitje në trajnimet falas për themelim të biznesit, trajnime që do të realizohen gjatë muajit maj.
Në kuadër të trajnimeve, pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të mësojnë se si të fillojnë me sukses biznes të vetin dhe si të hartojnë planin e biznesit. Me ndihmën e ligjëruesve me përvojë, kandidatët e zgjedhur do t'a mësojnë bazën e biznesit nëpërmjet ligjëratave që do t'i përfshijnë temat si: hartimi i planit të biznesit, planifikimi e financave, të punësuarit, komunikim, marketing, shitje etj.
Trajnimi do zgjasë 3 ditë.
Pjesëmarrësit të cilët me sukses do t'a kryejnë trajnimin e plotë do të kenë mundësinë për pjesëmarrje në Garrën për planin e biznesit më të mirë, ku biznes idetë më të mira do të financohen me mjete të pakthyeshme nga 3000 Euro.
Si të paraqitesh?
Plotësojeni formën e aplikacionit në këtë link.
(https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLSdvkG8DGl8x4FPuK6Gj9CqEo6ifO39DEdb-0LRps8HMkgz5BA/viewform)

Për informata shtesë na kontaktoni në contact@yes.org.mk ose O2/3108 891.
Kush mund të paraqitet?
Të gjithë personat e rinjë nga mosha 18 deri më 30 vjeç.

Kategoritë

Fjalët më të përdorura